Sërish në udhëtim
Në njëfarë mënyre, ndërsa po shkruaj këtë jam në javën e katërt të turneut tim Future Nostalgia (Nostalgjia e së ardhmes) në SHBA – janë edhe katër të tjera! – por në vend që të qahem se sa shpejt kalon koha, jam në kërkim të mënyrave se si ta shpenzoj atë. Gjithashtu, koha ime e pushimit midis shfaqjeve nuk shkon kot – sidomos duke punuar për një tjetër botim të jashtëzakonshëm të buletinit të Service95 (mos e humbisni listën e stilistëve të rinj të redaktorit të British Vogue Edward Enninful që mund ta shihni më poshtë) – dhe një ditë duke eksploruar Nashville, një qytet që gumëzhin nga energjia dhe muzika. Pra, këto janë vendet që ju rekomandoj të shkoni:
- Hattie B’s – nuk mund të largoheni nga Nashville pa provuar pulën pikante.
- Dino’s Dive Bar – një vend i qetë i shoqëruar me një hamburger mjaft të mirë.
- Tootsie’s Orchid Lounge – “honky tonk” më i mirë që mund të kërkoni.
- Santa’s Pub – një bar me tematikë Krishtlindjen.
- High Class Hillbilly – Më pëlqen një dyqan klasik!
Mos e humbisni episodin e fundit të Dua Lipas: At Your Service me redaktorin e British Vogue Edward Enninful – publikohet nesër, e premte data 4 mars