Service95 Logo
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës
Issue #066 Rilindja e bibliotekës

All products featured are independently chosen by the Service95 team. When you purchase something through our shopping links, we may earn an affiliate commission.

World's Best Libraries: Stuttgart City Library, Alamy; Beitou Public Library, Alamy; Phoebe Lovatt’s Public Library; Royal Portuguese Cabinet of Reading; Bibliotheca Alexandrina, Shutterstock; The British Library, Shutterstock; The Morgan Library, Alamy; Woollahra Library, Alamy

Rilindja e bibliotekës

Çdo dashamirës i librit dëshpërohet kur dëgjon lajmet e vazhdueshme për mbylljen e bibliotekave publike – pothuaj 800 vetëm në Mbretërinë e Bashkuar që prej vitit 2010. Por ka ende shpresë: biblioteka të vogla, të specializuara po hapen nëpër botë, të cilat përdorin hapësira digjitale dhe fizike për të sjellë librat te ne të gjithë.  
 
Me qendër në Oslo International Library Of Fashion Research ka mbi 5000 tituj librash që variojnë nga ata të modës e deri te revistat e viteve ‘75 e në vazhdim, duke ofruar edhe hapësira digjitale. Në 2021, marka multidisiplinare e Solange Knowles Saint Heron përuroi një bibliotekë dhe arkiv virtual të autorëve me ngjyrë, ku anëtarët mund të huazojnë libra për plot 45 ditë rresht. Pastaj është edhe Phoebe Lovatt’s Public Library, një hapësirë në Londër ku vizitorët mund të kërkojnë nëpër koleksionet e librave dhe revistave dhe të diskutojnë rreth teksteve në sallonet letrare të mbajtura rregullisht.  
 
E gjithë kjo ndodh në një kohë kur librat janë veçanërisht në modë. BookTok, këndi i TikTok dedikuar leximit, po fuqizohet gjithnjë e më shumë. Hashtag-u ka plot 131 miliardë shikime dhe sipas The New York Times i ka ndihmuar botuesit të shesin 20 milionë kopje të printuara në 2021. Fotot e femrave të famshme, si Kendall Jenner dhe Emily Ratajkowski, duke lexuar libra si White Girls nga Hilton Als dhe Tonight I’m Someone Else nga Chelsea Hodson i kanë shndërruar këta libra në ‘hot girl books’ – libra për vajza seksi.  
 
Ndërkohë, lista e librave të përfunduar ose të palexuar janë tashmë një veçori popullore në postimet në Instagram (shih @bibliostylefile nga Nina Freudenberger për idetë e postimeve). Çfarë tjetër e popullarizon këtë trend? Për më shumë lidhje mes modës dhe botimit shih shkrimtaren Ottessa Moshfegh që modelon për koleksionin vjeshtë-dimër 2022 të Maryam Nassir Zadeh AW22 si edhe bashkëpunimin e Rachel Comey me New York Review of Books. Konkluzioni është se librat – dikur të konsideruar si démodé – sot janë në kulmin e modës. 

Image of Phoebe Lovatt's Public Library
Public Library, London

Nëse kjo duket e tepërt, njerëzit e përfshirë në industrinë e librit besojnë se rritja e interesit vjen prej dëshirës për të menduar më thellësisht. Shkrimtarja dhe këshilluesja Lovatt e filloi Public Library në 2021 si një vend ku mund të lexoje libra, por edhe ku të diskutoje rreth tyre. Leximet publike në sallonet letrare janë të njohura, ndoshta sepse ofrojnë një lloj tjetër takimi për ta shënuar në axhendën tuaj. “Në njëfarë mënyre, librat nuk përbëjnë thelbin, por simbolikën”, thotë ajo. “Unë dua të krijoj një lloj hapësire për një tjetër lloj shkëmbimi dhe një tjetër lloj lidhjeje. Më pëlqen të dal për një pije, por gjithashtu më pëlqen edhe të shkëmbej ide”.  
 
Lovatt shton se librat na ofrojnë një sfond ndryshe në jetën tonë digjitale. “Ne dëgjojmë shpesh se sa shumë ka rënë niveli i kulturës sonë, por për mendimin tim kjo nuk është aspak e vërtetë”. Njerëzit duan të zhvillojnë biseda me nuanca. Rrjetet sociale janë fantastike për të komunikuar dhe për t’u lidhur deri në njëfarë niveli, por ofrojnë pak hapësirë për këto nuanca”, shton ajo.  
 
Lovatt e pranon se ndihet po aq fajtore sa të gjithë ne kur bëhet fjalë për kohën e humbur para ekraneve, kështu që leximi na ofron një rindezje shumë të nevojshme. “Edhe nëse nuk më lexohet, ia imponoj këtë gjë vetes”, thotë ajo. “Kur zgjedh një libër për ta lexuar, përjeton një përvojë shqisore krejtësisht të ndryshme – një që ta ka ënda dhe të nevojshme”.  

7 biblioteka të mrekullueshme për të vizituar në mbarë botën  

  1. The Morgan Library, Qyteti i Nju Jorkut – luksoze siç është, me dorëshkrime të ndriçuar nëpër mure; këtu mund të gjenden dorëshkrime origjinale të Balzakut.  
  2. Royal Portuguese Cabinet Of Reading, Rio de Zhaneiro – një minierë ari për bibliofilët; ajo përmban koleksionin më të madh të teksteve portugezë jashtë Portugalisë. 
  3. Beitou Public Library, Taipei – biblioteka e parë e gjelbër e Tajvanit, që përdor ujin e shiut për tualetet dhe ku konsumi i energjisë elektrike ulet falë dritës natyrale.  
  4. The British Library, Londër – shtëpia e një prej koleksioneve më të mëdha në botë, me më shumë se 170 milionë tituj, duke përfshirë edhe një nga blloqet e shënimeve të Leonardo Da Vinçit.  
  5. Stuttgart City Library, Shtutgart – kjo strukturë minimaliste e projektuar nga arkitekti Eon Young Yi është diçka që ia vlen ta kundrosh.  
  6. Bibliotheca Alexandrina, Aleksandri – qyteti konsiderohej një qendër dijesh para 2000 vjetësh, përpara se biblioteka e saj të digjej. Kjo godinë e vitit 2002 synon ta ndreqë këtë disfatë.  
  7. Woollahra Library At Double Bay, Uellsi i Ri Jugor – një hapësirë komunitare gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese e konceptuar si një kopsht brenda një biblioteke. 

Lauren Cochrane është shkrimtare me përvojë e modës për “The Guardian” dhe autore e librit The Ten 

Stuttgart City Library, Alamy; Beitou Public Library, Alamy; Phoebe Lovatt’s Public Library; Royal Portuguese Cabinet of Reading; Bibliotheca Alexandrina, Shutterstock; The British Library, Shutterstock; The Morgan Library, Alamy; Woollahra Library, Alamy

Read More

Thank you for subscribing. Please check your email for confirmation!

Please enter your email to check your subscription preferences for our newsletter

Subscribe
Invitation sent successfully!

Subscribe