Për dashurinë ndaj librave
Pas muajsh planifikimi, jam krenare t’ju njoftoj se Klubi i Librit Service95 do të fillojë rrugëtimin e tij në fund këtij muaji! Fjalët nuk mund të shprehin emocionin që ndiej – të flas për entuziazmin e leximit është diçka që e kam pasion, kështu që kjo është një ëndërr e bërë realitet!

Po ju ftoj të gjithëve të na bashkoheni – gjithçka që duhet të bëni është të na ndiqni në rrjetet tona sociale dhe në Service95. Çdo muaj do të shpallim librin e përzgjedhur të shoqëruar nga pyetje dhe përgjigje të autorit, tema diskutimesh si edhe më tepër përmbajtje të jashtëzakonshme për t’ju ndihmuar t’i shijoni sa më shumë këto lexime të mrekullueshme.
Për të festuar këtë nismë, numri i kësaj jave fillon me një seri të veçantë mbi librin dhe përfshin një artikull nga Douglas Stuart, autor i librit tonë të parë për qershorin, Shuggie Bain, rreth imazheve që frymëzuan romanin. Kjo histori e një djaloshi që u rrit nga nëna e tij alkoolike në Glasgoun e viteve ‘80 ma rrëmbeu plotësisht zemrën dhe mezi po pres që ta eksplorojmë së bashku.
Dua x