Service95 Logo
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime
Issue #067 Ode për Anime

All products featured are independently chosen by the Service95 team. When you purchase something through our shopping links, we may earn an affiliate commission.

Stills from Anime films and TV series, including Astro Boy, Dragon Ball, Sailor Moon, Digimon, One Piece, Howl’s Moving Castle, Demon Slayer and Nintama Rantarō. Interior of Tokyo anime bookshop Mandarake Astro Boy; Dragon Ball; Sailor Moon; Digimon; One Piece; Howl’s Moving Castle; Demon Slayer; Mandarake, Tokyo; Nintama Rantarō

Ode për Anime

Gjatë fëmijërisë sime në Japoni, mbaj mend që mëngjeset i kaloja duke vështruar kopshtin zen të gjyshërve të mi, duke ngrënë supë miso dhe oriz të bardhë me shtiza druri. Ndërsa bëhesha gati për shkollë, ndizja televizorin për të parë filmat e mi të preferuar vizatimorë, si Doraemon dhe Nintama Rantarō. Vetëm si e rritur e kuptova plotësisht ndikimin që anime kishte në jetën time. 

Anime është një teknikë e filmave vizatimorë me origjinë japoneze që merr forma të ndryshme: manga-komike, romane për të rinj, filma, shfaqje televizive dhe videolojëra. Vlerësohet se mbi 40% e popullsisë së botës shikon një formë arti anime. Tregu global i anime besohet të rritet me 9.8% në vit, duke arritur vlerën mbi 43 miliardë dollarë deri në vitin 2027. 

Edhe pse një fenomen modern, rrënjët e tij datojnë që në shfaqjet popullore të fenerëve magjikë të fillimviteve 1900, të cilat zakonisht paraqisnin figura të ndriçuara me ngjyra të ndezura që lëviznin në një projektor. Astro Boy, një shfaqje televizive e krijuar në vitet ’50, ishte e para që mishëroi karakteristikat e anime siç e njohim edhe sot. Në vitet ’80 dhe ’90, kompania e prodhimit Toei Animation krijoi Dragon BallSailor MoonDigimon dhe One Piece, të cilat janë edhe sot ndër shfaqjet më të njohura televizive të zhanrit të të gjitha kohërave. 

Një nga filmat e mi të preferuar anime është Howl’s Moving Castle nga Hayao Miyazaki, bashkëthemelues i kompanisë filmike Studio Ghibli, fituese e shumë çmimeve. Miyazaki dikur tha se kur dikush krijon diçka me gjithë zemër, atëherë atij krijimi i jepet një shpirt. Në fillim të këtij viti vizitova muzeun Ghibli në Mitaka, Japoni, me nënën time dhe pikërisht këtu kuptova se sa thellë anime ka ndikuar dhe i ka dhënë formë gruas që jam sot. Që nga beteja e pamëshirshme e Mirkos kundër Nomus të fuqishëm në My Hero Academia deri te trajnimi brutal, por i suksesshëm i Tanjiro për t’u bërë një vrasës demonësh në Demon Slayer: Kimetsu No Yaiba, këto janë mesazhet heroike që më kanë dhënë kurajë në momente të rëndësishme të zhvillimit tim. 

Yumi Tamura, një artiste manga japoneze, e shpreh më bukur kur thotë: “Gjithmonë gjeje forcën te vetvetja. Mendoni dhe mbani mend jo vetëm atë që duhet të bëni, por edhe atë që dëshironi të bëni”. 

Këtu po përmendim 5 shfaqje për t’ju ndihmuar të zbuloni botën magjike të anime: 

  1. Cowboy Bebop nga Hajime Yatate – një grup i çorganizuar gjuetarësh me pagesë në ndjekje të kriminelëve nëpër galaktikë. 
  2. Fruits Basket nga Natsuki Takaya – një gjimnazist takon një familje të pushtuar nga 13 kafshët e zodiakut kinez.
  3. Fullmetal Alchemist nga Hiromu Arakawa – dy vëllezër përpiqen të rikthejnë në jetë nënën e tyre të vdekur përmes alkimisë.
  4. Naruto nga Masashi Kishimoto – një ninxha i ri që ëndërron të bëhet udhëheqësi i fshatit të tij.
  5. Ouran High School Host Club nga Bisco Hatori – një nxënëse e shkollës së mesme i bashkohet një klubi elitar meshkujsh për të shlyer një borxh.


Aaliyah Cotton është një shkrimtare që jeton në Havai dhe e pasionuar pas romaneve për fëmijë, fantazisë e fantashkencës

Read More

Thank you for subscribing. Please check your email for confirmation!
Invitation sent successfully!

Please check your email for a reset password link!

Subscribe