Në nder të vetmisë
Këtë muaj dola në një takim me veten– i pari për këtë vit. Ishte objektivi im për Vitin e Ri të dilja pikërisht në këtë takim, jo për shkak të shoqërisë që do të kisha, por në fakt, prej mungesës së saj. Isha shumë nervoze nga ideja e të dalit vetëm. Prandaj, mora nga komodina ime librin A Thousand Splendid Suns (Një mijë diej vezullues) nga Khaled Hosseini (më poshtë shikoni rekomandimet e mia të tjera për libra) dhe u befasova dhe u kënaqa se sa e lehtë ishte gjithçka. Hëngra në një restorant të mrekullueshëm në Nju-Jork të quajtur Cosme – mos humbisni pitet me mish rose apo mafishen prej misri. Dhe kështu, edhe pse po dukesha disi “filozofike”, diçka si te “Ha, lutu, dashuro”, nuk u ndjeva vetëm as për një sekondë. Përkundrazi, më pëlqente se sa shumë po e shijoja të kaloja kohë me veten. Siç shprehet edhe Arwa Mahdawi, njëra prej shkrimtarëve të këtij botimi, u ndjeva e fuqishme.
- The Vanishing Half (Gjysma e zhdukur) nga Brit Bennett
- Shuggie Bain nga Douglas Stuart
- To Paradise (Për në parajsë) nga Hanya Yanagihara
- Animal nga Lisa Taddeo
- Pachinko nga Min Jin Lee
Mos e humbni episodin 1 të podkastit tim të ri Dua Lipa: At Your Service – “Dua Lipa: në shërbimin tuaj” – abonohuni tani