Service95 Logo
Issue #040 Mënyra si punoj... Joy Labinjo

All products featured are independently chosen by the Service95 team. When you purchase something through our shopping links, we may earn an affiliate commission.

A self-portrait and image of Joy Labinjo Courtesy of Joy Labinjo, Tiwani Contemporary; Deniz Guzel; Lucy Jones

Mënyra si punoj... Joy Labinjo

Në vigjilje të ekspozitës së saj në ART X Lagos këtë fundjavë (4-6 nëntor), artistja e mirënjohur bisedoi me gazetaren Marie-Claire Chappet për gjithçka që i përket jetës së saj profesionale, nga muzika që dëgjon gjatë punës e deri te frymëzimet e saj të përditshme

Joy Labinjo, një artiste 28-vjeçare me origjinë nigeriane e lindur në Londër, është një nga yjet më premtuese të skenës së artit britanik. Pikturat e saj, shpesh në përmasa të mëdha, ku dominojnë ndikimet abstrakte dhe përdorimi i ngjyrave të ndezura, mbushen me tregime dhe shpesh përdorin fotografi të familjes si material bazë, duke nxjerrë në pah çështje që kanë të bëjnë me njerëzit me ngjyrë, ​​identitetin, pushtetin dhe komunitetin. Punimet e saj janë shfaqur në ekspozita të shumta, nga Tiwani Contemporary në Londër deri në panairin e artit ART X Lagos. Që nga nëntori i vitit 2021, vepra e saj e parë artistike publike në shkallë të gjerë e titulluar 5 More Minutes, që portretizon një sallon bukurie afro-karaibian, është e ekspozuar në stacionin Brixton të metrosë në Londër.

Artistja tregon për Service95 se si është një ditë pune për të...

Mbi rutinën e saj... zgjohem gjithmonë në 05:45 dhe shkoj në palestër. Më duhet të zgjohem kaq herët, sepse prirem të humbas shumë kohë! Kafen e pi në shtrat; ushtrohem për një orë; vaktin e mëngjesit e konsumoj ngadalë dhe në studion time në veri të Londrës nuk mbërrij para orës 08:00. Kur kam një ditë të ngarkuar, prirem të largohem në orën 20:00, por punoj hope-hope. Kur studioja në universitet, artisti Dexter Dalwood erdhi për të folur në kursin tim dhe tha: “Bëhuni gati të punoni në orare të papërshtatshme”. Nuk e kam harruar kurrë këtë. Në mëngjes dhe në mbrëmje është periudha kur jap më shumë rendiment, por nëse e ndiej vërtet nevojën, atëherë qëndroj vonë deri në ato “orët e papërshtatshme”.

Gilmore Guys podcast artwork; characters from Gilmore Girls; Sudan Archives' Athena album cover; Sault's Little Boy album cover; Portico Quartet's Prickly Pear album cover and Narciso Rodriguez's For Her

Mbi muzikën që dëgjon... Gjithmonë dëgjoj muzikë kur punoj. Dëgjoj vazhdimisht Confessionsnga Sudan Archives, Prickly Pear nga Portico Quartet dhe Wildfires e Little Boy nga Sault. Për mua është pothuajse një lloj meditimi. Këto më kanë mbetur në mendje prej disa vitesh. Nuk e di pse... është thjesht një ndjesi. Ndonjëherë dëgjoj edhe podkaste. Më i preferuari është Gilmore Guys, një podkast argëtues për Gilmore Girls, një serial që më pëlqen shumë. Punoj pak kur jam duke e dëgjuar atë.

Mbi frymëzimin e saj... Mendoj se njerëzit krijues frymëzohen nga gjithçka, ashtu si sfungjeri që thith ujin. Ndodh që për titujt e pikturave të mia frymëzohem nga komentet në Instagram. Arrita të zgjidhja një problem me një vepër arti kur pashë një kloun në një nga episodet e Gilmore Girls... Idetë më lindin nga vendet më absurde.

Mbi modën dhe bukurinë… Kur jam në studion time, vesh bluza të gjera dhe pantallona kargo për meshkuj çdo ditë. Më pëlqejnë, sepse kanë shumë xhepa për furçat që përdor dhe meqë preferoj ta pastroj bojën te këmbët, me këto pantallona boja nuk depërton në lëkurë. Kur nuk jam duke pikturuar më pëlqejnë linjat e përshtatura; adhuroj Cos, & Other Stories dhe Ganni. Më pëlqen se si moda të ndihmon të ndihesh një person tjetër sa herë që ndryshon pamjen. Ajo që nuk ndryshoj kurrë, është parfumi që më përkufizon: Narciso Rodriguez’s For Her.

Mauritius; Petit Palais, Paris; Centre Pompidou, Paris

Mbi udhëtimet... I kam premtuar vetes se do të udhëtoj më shumë. Në vitin 2020 pata fatin të punoja për gjashtë javë në Athinë. Miqtë erdhën për të më vizituar e qëndruar me mua dhe udhëtuam nëpër shumë ishuj. Pikturoja gjatë ditës dhe darkonim së bashku mbrëmjeve vonë. Nëpërmjet kësaj kuptova se dua të jetoj më shumë kështu. Ishte një kohë aq magjike. Kam planifikuar një udhëtim për në Mauritius për të cilin jam shumë e emocionuar, dhe një tjetër në Paris ku nuk kam qenë që kur isha adoleshente. Mezi pres t’i vizitoj të gjitha galeritë. 

A Guilty Conscious Need No Accuser, 2022, Joy Labinjo, Tiwani Contemporary; A Fashionable Marriage, 1986, Lubaina Himid

A Guilty Conscious Need No Accuser, 2022, Joy Labinjo, Tiwani Contemporary; A Fashionable Marriage, 1986, Lubaina Himid

Mbi bashkartistët... I admiroj të gjithë artistët që kanë pasur një karrierë të gjatë si Alice NeelLubaina Himid dhe Claudette Johnson. Të punosh për më shumë se 40 vjet dhe prapë të kesh një mesazh për të përcjellë... do doja të kisha një karrierë si kjo! Unë kam dy replika të Claudette Johnson që janë pasuria ime e çmuar. Nuk i kam ekspozuar kurrë, por sapo kam blerë një shtëpi dhe mezi pres që t’i vendos ato në mur. 

The Modern House

Mbi pasionin e saj për shtëpitë... Më pëlqen @themodernhouse në Instagram dhe kam qenë gjithmonë e fiksuar pas shtëpive. Nëse nuk do të isha artiste, atëherë do të doja të isha agjente imobiliare, që të shihja shtëpitë e të tjerëve gjithë ditën! 

Marie-Claire Chappet është gazetare e arteve dhe kulturës që jeton në Londër dhe redaktore kontribuuese në “Harper’s Bazaar”

Read More

SUBSCRIBE TO SERVICE95 NEWSLETTERS

Subscribe