Kjo risi unike... koleksioni “Sheila Bridges x Wedgwood”
Edhe pse arkitektja afro-amerikane e ambienteve të brendshme Sheila Bridges e pëlqente pëlhurën tradicionale franceze toile – shumëngjyrëshe me motive baritore, mjaft e përdorur në shekullin 18-të, ajo nuk mund të gjente një me të cilën mund të identifikonte veten dhe historinë e saj. Prandaj, në vitin 2005 ajo krijoi pëlhurën e saj: “Harlem Toile de Jouy”. Pëlhura e rikrijuar dhe letra e murit kanë karakteristika me ngjyrë të zezë për të “adresuar stereotipet që zakonisht lidhen me njerëzit me ngjyrë, por në një mënyrë që ndihet festive”.
Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, dashuria e Bridges për historinë, natyrën dhe kulturën e njerëzve me ngjyrë i dha mundësinë që të bashkëpunonte me Wedgwood, markën ikonë britanike të enëve luksoze, në të cilat vihen re porcelane tepër cilësore të zbukuruara në Harlem Toile-n e famshme. Ajo që mund të duket si një aleancë e pamundur, në fakt është themeluar mbi interesa të përbashkëta. Josiah Wedgwood, stilisti dhe sipërmarrësi që qëndron pas markës, u përfshi në lëvizjen britanike kundër skllavërisë në shekullin e 18-të. Medaljoni kundër skllavërisë i Wedgwood, i krijuar fillimisht në vitin 1787, që portretizonte një skllav të gjunjëzuar dhe të lidhur me zinxhirë me fjalët e gdhendura, ‘A nuk jam unë një burrë dhe vëlla’, u shpërnda në të gjithë Britaninë për të përhapur mesazhin kundër tregtisë së skllevërve. Duke folur për Wedgwood, Bridges thotë: “Më pëlqeu që ai ishte i gatshëm të përdorte ekspertizën, pozicionin dhe privilegjin e tij për të krijuar diçka të bukur dhe domethënëse që reflektonte edhe ndërgjegjen e tij për diçka që ai besonte thellësisht se ishte e gabuar”. Koleksioni “Sheila Bridges x Wedgwood” aktualisht është i rezervuar ekskluzivisht për zinxhirin e dyqaneve “Bloomingdales” dhe do të jetë në dispozicion të prodhuesit “Wedgwood” nga fundi i 2022. Funmi Fetto është kryeredaktore globale e Service95 dhe një redaktore kontribuuese e “British Vogue”