Ibiza ime
Ibiza zë një vend të veçantë në zemrën time. Qoftë admirimi i agimit dhe përshëndetja e rrezeve të diellit duke qëndruar përballë detit, eksplorimi i restoranteve fantastike midis rrugicave të saj karakteristike dhe gjiret ranore apo argëtimi deri në orët e vona në diskotekat e saj legjendare, ky ishull magjik ka shumë për të ofruar. Atmosfera e saj unike bën që të kthehem atje çdo vit. Nëse e keni mundësinë për ta vizituar, ja tek janë pesë rekomandimet e mia se çfarë mund të bëni në ishull...
Dua x
- Nudo – harrojeni kioskën klasike në rërë. Nudo është krijimi i tre ish-kuzhinierëve të Noma që ju ofrojnë një menu të pabesueshme sezonale me verëra natyrale të prodhuara në ishull.
- Es Vedrà – bëni një shëtitje në majë të shkëmbinjve dhe mund të admironi pamjen spektakolare të këtij ishulli të vogël shkëmbor përgjatë brigjeve jug-perëndimore të Ibizës. Një vend magjik i cili thuhet se ka veti shëruese.
- Plazhi Aigües Blanques – një vend i bukur e i fshehtë dhe shumë i preferuar nga vendasit.
- Jondal – rezervoni një drekë me ushqime deti në Jondal, i gjendur fare pranë plazhit në një gji piktoresk.
- Formentera – më i vogli nga ishujt Baleare, ndodhet vetëm 40 minuta larg me varkë nga Ibiza.