Nevoja për Black Joy?
Çfarë është gëzimi i njerëzve me ngjyrë? Kjo është një pyetje çorientuese dhe e vështirë për t’iu përgjigjur, sepse në këtë kohë është një koncept, një kornizë filozofike që është ende në përkufizim e sipër, kushtet dhe trashëgimia e tij janë ende duke u përcaktuar. Në librin tim, Black Joy – një antologji që eksploron se çfarë do të thotë të jesh me ngjyrë dhe britanik – kam shkruar se, sipas mendimit tim, “Black Joy” është “e qeshura ngjitëse e nënës dhe tezes/hallës sime. Është babi që më thotë të jem krenar për trashëgiminë time. Është ndjesia e kërcimit tim të parë të “Candy Dance”. Është zbritja nga avioni në Xhamajkë. Është adrenalina kur dëgjoj një himn që më emocionon në një protestë. Shtrirja dhe tërheqja e butë e flokëve kaçurrele afrikane në formën e gërshetave që pranohen në heshtje. Është një vështrim për pranim. Është e përbashkët dhe individuale; janë të gjitha këto, madje edhe më shumë”. Por ndërsa jam rritur me këtë koncept, jam zhvendosur drejt të interpretimit të gëzimit të njerëzve me ngjyrë pothuajse në mënyrë ekskluzive në lidhje me përvojën kolektive të diasporës. Ato që na bashkojnë me të vërtetë – festat, muzika, kërcimi, ushqimi – dhe gjërat që na lidhin në mënyrë figurative, ato që kuptojmë për njëri-tjetrin, sepse kemi pasur përvoja të ngjashme, disi unike për njerëzit e racës sonë. Audre Lorde ka shkruar: “Ndarja e gëzimit, qoftë fizik, emocional, psikik ose intelektual shërben si urë ndërmjet pjesëmarrësve, që mund të përbëjë bazën për të kuptuar shumë nga ato që nuk ndahet ndërmjet tyre”. Kjo do të thotë se gëzimi i njerëzve me ngjyrë përshkon distanca dhe krijon lidhje të pathyeshme. Ai më nxit që të jem e ndjeshme, duke i bërë rezistencë ndërkohë një bote që shpesh e ka bërë të vështirë për njerëzit me ngjyrë të ekzistojnë të pacenuar nga sistemet që veprojnë kundër nesh. Gëzimi i njerëzve me ngjyrë na ndihmon të mbijetojmë dhe të lulëzojmë. Ai ofron mënyra të reja për ta rimodeluar identitetin tonë në lidhje me aspektet që na lumturojnë. Shpesh, mënyra se si e perceptojmë ngjyrën tonë të lëkurës është duke e lidhur me traumën. Gëzimi i njerëzve me ngjyrë e kundërshton këtë. Charlie Brinkhurst-Cuff është gazetar i “New York Times” që jeton në Londër, por i lindur në Xhamajkë dhe redaktor i librit Black Joy, i botuar nga shtëpia botuse “Penguin”