5 artistët pamorë që më pëlqejnë në këtë moment
Më pëlqen të zbuloj artistë të rinj dhe në formim e sipër nga e gjithë bota. Kështu që, sa herë gjej kohë të lirë, përpiqem të vizitoj ndonjë ekspozitë ose galeri arti. Unë arrij të zbuloj shumë përmes institucioneve të besueshme, madje edhe përmes rrjeteve sociale. Por, së fundmi, kam gjetur disa nga të preferuarat e mia përmes mikut tim Bernie, i cili e njeh vërtet fushën e tij, kur bëhet fjalë për artin. Me ndihmën e tij, kam hartuar një listë me pesë artistë, disi të rinj për mua, por, si njerëz të talentuar që janë në fushat e tyre, mendoj se duhet t’i ndiqni. Dua x
- Alvaro Barrington – I lindur në Venezuelë nga prindër emigrantë nga Grënada dhe Haiti, Alvaro është kryesisht një piktor, por ai përdor gjithashtu materiale dhe teknika origjinale (si kanavacë dhe qëndisje) për të treguar historinë e tij kulturore.
- George Rouy – Ky artist që jeton në Londër ka një qasje kaq të rrallë ndaj trupit të njeriut dhe marrëdhënies së tij me gjininë dhe formën. Ndihem e hipnotizuar kur vështroj punën e tij!
- Ida Ekblad – Kjo artiste norvegjeze përdor një stil ngjyrash të theksuara në vepra që portretizojnë figura dhe peizazhe të ngjashme me njeriun, në zhanre të ndryshme, duke përshirë pikturën, skulpturën dhe poezinë.
- Reggie Burrows Hodges – I frymëzuar nga fëmijëria e tij në Compton, Kaliforni, ai pikturon tablo që padyshim kanë një tërheqje magnetike.
- Tschabalala Self – E lindur në Harlem, Nju Jork, ajo i kombinon pikturat e saj të mëdha, duke përdorur teknikat e tekstileve, vizatimeve, stampimeve dhe kolazheve.